Tech

Gjykata e Shkodrës refuzon “të lirojë” rusin e graduar nga mafia në Moskë

Aktualisht i graduari “Hajdut”  po mbahet i izoluar në paraburgimin 313 në Tiranë, pasi u transferua nga burgu i Reçit pas të dhënave se mund të kishte një skenar arratisje.

Por me argumentin se ka probleme serioze me zemrën për shkak të dy ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera dy vite më parë, Rusi i arrestuar në Shkodër, Igor Kokunov, brenda 8 ditëve të fundit i është drejtuar 3 herë gjykatës së Shkodrës me lërkesë për të zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Për të bindur trupën gjyqësore avokati Isuf Shehu, veç dokumentave që provonte problemet shëndetësore të klientit të tij, ka paraqitur dhe një kontratë qiraje të një apartamenti në Shkodër, duke pretenduar se në këtë banesë do qëndroje Igor Kokunov.

Sipas avokatit Shehu, mbi bazën e këtyre rrethanave gjykata duhet të pranonte kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë.

Por para gjykatës përfaqësuesi i prokurorisë në këto seanca gjyqësore, Agron Bushati, deklaroi se pavarësisht se shtetasi rus dy vite më parë ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, shërbimi mjekësor dhe marja e barnave në mënyrë të rregullt në mënyrë të rregullt nuk i ka munguar.

Sipas prokurorit Bushati i ndaluari është transferuar në Tiranë, për të qëne sa më afër spitalit të burgut.

Sa i përket zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, në të treja seancat prokurori kërkoi rrëzimin e kerkesës duke i vënë në dukje gjykatës precedentë të tjerë me shtetas të huaj, që sapo i është ndryshuar masa e sigurisë ata janë larguar duke ju fshehur përballjes me drejtësinë.

Për më tepër që Igor Kokunov, ka precedentë të kësaj natyre, pasi ai është arratisur nga arresti shtëpiak ku qëndronte në Moskë.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në fillim të muajit Shtator, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me rregjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.

Ndërkohë që dalja e parë e tij përballë gjykatës së Shkodrës në fillim të muajit Shtator është ndjekur nga dy shtetas ukrainas.

Igor, ka pretenduar se donte të hyntë në territorin Shqiptar për qëllime turistike dhe se nuk kishte asnjë dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një mandate arresti nga gjykata e Moskës.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

“Vasya Bandit” u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve nërajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh./f.s

#Gjykata #Shkodrës #refuzon #të #lirojë #rusin #graduar #nga #mafia #në #Moskë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button