Aktualitet

Skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, si e përcakton spitali shkakun (FOTO)

Skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, si e përcakton spitali shkakun (FOTO)

Euronews Albania ka siguruar raportin e ekspertizës paraprake që fëmijës 3-vjeç i është bërë pasi ka humbur jetën. Në dokumentet shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat.

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.


Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

#Skeda #vdekjes #së #3vjeçarit #përcakton #spitali #shkakun #FOTO

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button