Shëndeti

Në shtetin më të pasur në Europë, qytetarët dalin në protestë për rritjen e çmimit të shtëpive

Nga pamundësia për të paguar qiranë ose për të blerë një shtëpi po zhvillohen protesta gjithnjë e më të shpeshta në një nga vendet më të pasura në botë, Luksemburgu. Nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat për frymë ishin mbi 132,000 dollarë në vitin 2022, por mesa duket Luksemburgu e ka humbur fuqinë e tij.

Kriza e strehimit vjen nga faktorë të brendshëm. Luksemburgu është një vend shumë i vogël dhe me popullsi të dendur, por këto nuk janë të vetmet arsye që shpjegojnë situatën.

“Problemi është se, për 30 vjet, ndërtimet janë orientuar drejt investitorëve, dhe gjithnjë e më pak drejt atyre që blejnë për herë të parë, dhe tani që investitorët janë larguar nga banesat për shkak të rritjes së normave të interesit, nuk ka më prodhim, dhe situata është katastrofike”, thotë një ekspert.

Prespektivat dhe cilësia e lartë e jetës e bëjnë Luksemburgun një magnet të fuqishëm për emigrantët. Paga minimale i kalon 2500 dollarë, por çmimet e banesave variojnë nga 10.000 deri në 15.000 euro për metër katror./f.s

#Në #shtetin #më #të #pasur #në #Europë #qytetarët #dalin #në #protestë #për #rritjen #çmimit #të #shtëpive

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button