Tech

Shkrihen akujt mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë të akullta për shkak të arrestimit të kryebashkiakut në detyrë, Fredi Belerit, kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.

Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Takimi vjen në kulmin e tensioneve mes Tiranës dhe Athinës për shkak të arrestimit të Belerit.

Athina zyrtare ka bërë thirrje që Beleri të lejohet të betohet, gjuha e tyre ka qenë e ashpër, ku shpesh herë kryeministri Rama është akuzuar se drejton institucionet e drejtësisë. Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka thënë se nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe se fjalën e fundit e jep vetëm drejtësia.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.

/f.s

#Shkrihen #akujt #mes #Shqipërisë #dhe #Greqisë #Rama #pret #në #zyrë #ministrin #Jashtëm #grek

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button