Tech

I biri dhe nipi vranë tre biznesmenë, qëllohet me breshëri automatiku banesa e Skënder Likës

Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Pak muaj më parë iu vendos edhe tritol. Policia drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit.

Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

/a.r

#biri #dhe #nipi #vranë #tre #biznesmenë #qëllohet #breshëri #automatiku #banesa #Skënder #Likës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button