Sport

Ofendime raciste për ish-portierin e Torinos Gomis: “Unë i zi, italian e krenar”

Gomis

“Jam krenar që jam i zi, italian dhe nga Cuneo” dhe “do të luftoj gjithmonë” kundër “diskriminimit” dhe jo “ta kaloj si diçka normale”. “Të shohësh një zotëri të ofendojë një futbollist për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij është turp!!!”. Kështu është shprehur në rrjetet sociale ish-portieri i Torinos, Lys Gomis. Futbollisti senegalez me nënshtetësi italiane u shënjestrua nga tribuna, me ofendime raciste, gjatë ndeshjes së Serie D Pdhae-Vogherese, që përfundoi 2-2.

“Unë – shkruan Gomis – babai i një vajze të vogël që është rezultat i bashkimit të dy kulturave”, asaj italiane dhe senegaleze, “do të luftoj me të gjitha forcat sepse jemi të gjithë të barabartë… kush është nga jugu e kush është nga veriu, kush është i zi kush është i bardhë e kush i verdhë… kush është invalid… racizmi është një turp dhe nuk duhet parë si dicka stadiumi… sot në fund të ndeshjes ishte krejt absurde… por unë jam krenar që jam i zi, italian dhe nga Cuneo… Nuk gjykoj Vogherën sepse njorantët janë kudo” dhe “falënderoj shokët e mi që u mblodhën rreth meje”.

Në stadiumin Montjovet (Aosta) dje, gjakrat u nxehën pas fishkëllimës së fundit të arbitrit. Lys Gomis u përjashtua me karton të kuq për reagimin e tij. Portieri i Aosta Valley, pas fyerjes raciste që pësoi, u ngjit në tribunë bashkë me një shok skuadre. Me ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë, stafit dhe policisë së pranishme, situata u qetësua më pas.


I lindur në Cuneo në vitin 1989, Gomis është shtetas italian që nga viti 2012. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për Torinon dhe Frosinone dhe ka tre paraqitje për kombëtaren e Senegalit.



#Ofendime #raciste #për #ishportierin #Torinos #Gomis #Unë #italian #krenar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button