Sport

Nga Sevilla stuhi akuzash mbi Orsato: “Ndeshja nuk do mbaronte pa barazuar PSV”

Daniele Orsato, arbitri i ndeshjes PSV-Sevilla, përfundon në stuhi polemikash e akuzash dhe e gjithë Spanja është indinjuar nga arbitrimi i tij i ndeshjes. Tre vendime u kundërshtuan ashpër nga spanjollët në ndeshjen e luajtur në Philips Stadion që përfundoi 2-2. Së pari goli i anuluar i Pedrosa, për një prekje të topin me dorë. Për andaluzianët dora ishte ngjitur në trup dhe mbronte pjesët e poshtme. Pastaj u kontestua penalltia e 1-1 për një faull të Sergio Ramos, kontakt i konsideruar si inekzistent nga Sevilla. Në fund goli i barazimit të PSV, në kohën shtesë, si rezultat i një goditje dënimi që nuk duhej të ishte dhënë për miqtë.

Sergio Ramos u tregua shumë i ashpër në fund të ndeshjes: “Ndonjëherë nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin. Ne nuk kemi përparësi dhe nuk kërkojmë alibi, por arbitri ishte shumë protagonist në momentet vendimtare që shënuan rezultatin”. Ish-lojtari i Real Madrid shpjegoi më në detaje: “Penalltia nuk ishte. E kuptoj që arbitri merr vendime të shpejta, por VAR duhet ta ndihmojë atë. E pastaj dukej se derisa të barazonin ata, ndeshja nuk do të mbaronte”.

SEVILLA: ORSATO NA VODHI DY PIKË

Edhe trajnerit të Sevilla, José Luis Mendilibar nuk i pëlqeu drejtimi i ndeshjes nga Orsato. “Në pjesën e dytë ne kishim kontrollin e ndeshjes dhe krijuam raste, por u keqtrajtuam nga vendimet e arbitrit – shfryu ai në fund të ndeshjes. Nuk e di nëse ishte një prekje me dorë apo jo, penallti apo jo, por na thanë se VAR nuk mund të ndërhynte dhe arbitri nuk e rishikoi. Nuk ishte e drejtë nga këndvështrimi ynë”.


Lexo më tej: Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: “E kisha detyrim ndaj babait tim e ndaj Antonio Puerta”

Edhe Youssef En-Nesyri nuk lë fjalë pa thënë: “Arbitrat na hoqën dy pikë, na penguan të fitonim ndeshjen – ishin fjalët e sulmuesit për Movistar TV -. Sergio Ramos nuk goditi topin me dorë dhe më pas, në kërcim, nuk e di nëse kundërshtari i ka vënë dorën mbi supe”.

SHTYPI SPANJOLL: “ËSHTË NJË SKANDAL”

Protestat e Sevilla mbështeten nga shtypi spanjoll, i cili foli për një “skandal” dhe deklaroi se “Orsato i vodhi dy pikë Sevilla”. Edhe më të ashpra ishin komentet në rrjetet sociale, sipas të cilave Orsato është hakmarrë për humbjet e Juventus ndaj Sevilla në edicionin e fundit të Europa League.

#Nga #Sevilla #stuhi #akuzash #mbi #Orsato #Ndeshja #nuk #mbaronte #barazuar #PSV

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button