Aktualitet

Nesër seanca për buxhetin, opozita s’e voton – pushteti thotë se i ka votat

Nesër me fillim nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës.

Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të parë të Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Me 4 nëntor, partitë opozitare LDK, PDK, AAK, konfirmuan përmes zyrtarëve të tyre se nuk do ta votojnë këtë Projektligj.

Në anën tjetër, mazhoranca thotë se i ka votat për ta kaluar atë.

Kalimi i projektligjit bëhet përmes shumicës së thjeshtë të deputetëve 50+1 përqind.

Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro.



#Nesër #seanca #për #buxhetin #opozita #voton #pushteti #thotë #votat
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button