Futbollisti i Barcelonës la ndeshjen 9 minuta për të shkuar në tualet

Barcelona siguroi 3 pikë jashtëzakonisht të vështira në ndeshjen kundër Portos të mërkurën mbrëma. Me këtë fitoren 0-1, katalanasit kanë tashmë 6 pikë në krye të grupit të tyre. Ai që tërhoqi vëmendjen është i riu Lamine Yamal që e nisi ndeshjen për herë të parë si titullar në këtë kompeticion.
Zyrtarisht, ai luajti 80 minuta edhe pse u largua nga fusha në minutën e 71-të dhe çuditërisht nuk u kthye më. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Yamal i duhej të përdorte tualetin gjatë pjesës së dytë dhe shfrytëzoi rastin të largohej nga fusha gjatë një pushimi në lojë.
Megjithatë, ai qëndroi jashtë për 9 minuta dhe gjatë asaj kohe Barcelona po luante me 10 lojtarë. Trajneri Xavi Hernandez konfirmoi më vonë se 16-vjeçari kishte pasur një problem me stomakun ndaj ai e zëvendësoi me Marcos Alonson.
Më vonë Barcelona mbeti sërish me 10 lojtarë pasi Gavi u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë. Lamine Yamal ishte me fat që mungesa e tij nuk ndikoi shumë negativisht tek skuadra e tij. Gjëja kryesore për katalanasit është se ata morën fitoren e radhës. ©
🚨 CONFIRMED: Lamine Yamal had to go to the toilets during the game by indisposition. @ffpolo 💩
— barcacentre (@barcacentre) October 4, 2023
#Futbollisti #Barcelonës #ndeshjen #minuta #për #të #shkuar #në #tualet
Lapsi