“Lufta kundër krimit e korrupsionit do jetë e gjatë”/ Ngjela: Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët

Avokati Spartak Ngjela deklaroi sot në News24 se shtetit duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani se Laert Haxhiu donte të hiqte qafe prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliu dhe po ashtu dy prokurorë të tjerë të Lushnjës, Ngjela tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e gjatë dhe sa më lart të shkojë aq më e rrezikshme bëhet.
“Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Ata duan mbrojtje. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë e gjatë, lufta kundër korrupsionit do jetë e gjatë.
Nuk ka shpëtuar asnjëri. Janë shumë çështje dhe çështjet krijojnë një lidhje që shkon nga poshtë lart. Sa më lart të shkojë, aq më e rrezikshme është për krimin e organizuar. Është e domosdoshme mbrojtja e prokurorëve. Me një vendim qeverie bëhet”, deklaroi Ngjela ndër të tjera./m.j
#Lufta #kundër #krimit #korrupsionit #jetë #gjatë #Ngjela #Shteti #duhet #marrë #në #mbrojtje #prokurorët