Broja nuk grumbullohet për ndeshjen me Manchester City-n

Armando Broja nuk është grumbulluar nga trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, për sfidën e javës së parë në Premier League ndaj Manchester City.
Siç edhe pritej, sulmuesi shqiptar, nuk do të jetë as në stol, për ndeshjen e kampionatit. Brojës i është bërë e ditur se nuk është në planet e stafit teknik dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.
Interesimet për 22-vjeçarin kanë qenë të shumta, por ende nuk është vendosur përfundimisht.
Chelsea kërkon ta shesë përfundimisht sulmuesin e Shqipërisë, ndërkohë që skuadrat e interesuara, e duan në huazim për një sezon, diçka që nuk pranohet nga londinezët.
Në ditët e fundit përflitet se Everton dhe Ipswich kanë nisur kontaktet për të afruar Brojën, por mungon një marrëveshje.
#Broja #nuk #grumbullohet #për #ndeshjen #Manchester #Cityn
Java News