Tech
Video nga Italia, pamje pas shpërthimit të autobusit që ra mbi hekurudhë. Të paktën 21 viktima

Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi të paktën 10 metra mbi shinat e një hekurudhe në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe mjeti ka shpërthyer i gjithë në flakë.
Mediat italiane raportojnë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Corriere bën me dije se autobusi ka qenë me turistë dhe brenda ka qenë edhe një grup ukrainas.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.
#Video #nga #Italia #pamje #pas #shpërthimit #të #autobusit #që #mbi #hekurudhë #Të #paktën #viktima