Aktualitet

“Pse duhet të kontribuojë vetëm biznesi i ndërtimit për të pastrehët?”/ Rama ‘ia mbyll gojën’ ndërtuesit…

Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me sipërmarrësit, kaloi me debate. Rama debatoi ashpër me një prej ndërtuesve të pranishëm, i cili kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal taksat për ta u rritën. Po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ishte normale që të paguanin ata që merreshin me turizëm dhe t’u zihej atyre një kat i hotelit.

DEBATI:

Rama: Nuk shohim asnjë rrugë tjetër, vecse t’ju themi bazuar tek tregu dhe sondazhet, që jo ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve TVSH 6%, për këtë shifër që na jepni ju. Ne do ua marrim për atë shifër që na thotë tregu dhe ju do na e jepni. Për të përmirësuar të gjitha hallkat që ka nevojë shteti, kështu që këtë bisedë e kishim sot mbasdite, më shtyu ndërhyrja jote, se i hodhe pak kripë dhe piper këtij diskutimi.


Ndërtuesi: Nuk ka pse të ketë lidhje direkte, me këtë ndryshim reference ne paguajmë më shumë, kjo na falimenton, se duhet të gjesh 1 mln euro. Pse duhet të kontribuojë biznesi i ndërtimit me të pastrehët, po të tjerët, e kanë për detyrë?

Rama: Jo

Ndërtuesi: Me Kushtetutë, e ka për detyrim Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët, jo ndërtuesi. Na e keni kaluar si barrë.

Rama: Po ju në cilën Republikë jetoni?

Ndërtuesi: Gjithë biznesi jeton në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm ne.

Rama: Edhe të turizmit ti themi të japin për të pastrehët?

Ndërtuesi: Eshtë normale

Rama: Të lutem

Ndërtuesi: Kundërshtojmë dyfishimin e taksave në mes të vitit

Rama: Po mirë, mos e filloni ndërtimin këtë vit

Ndërtuesi: Digjet leja

Rama: Rëndësi ka që keni prona, taksa i referohet vlerës. Mbi atë bazë, secili e paguan kur fillon punën, nuk mund të thuash ma futi në mes se akoma nuk ka nisur puna. Dakort.

#Pse #duhet #të #kontribuojë #vetëm #biznesi #ndërtimit #për #të #pastrehët #Rama #mbyll #gojën #ndërtuesit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button