Aktualitet

A do të largohet Alibeaj pas 14 majit? Jonila Godole: Qëndrimin e ka bërë publik

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Jonila Godole tha se në rast se zgjedhjet e 14 majit nuk do të shkojnë ashtu siç duhet për partinë opozitare, atëherë kreu i saj Enkelejd Alibeaj ka premtuar se do të mbajë përgjegjësi.E ftuar në Euronews Albania Godole tha se prej kohësh kreu i Partisë Demokratike Alibeaj e ka thënë dhe e ka përsëritur se në rast se ai do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë për procesin zgjedhor dhe për atë që pritet të ndodh pas saj.“Zoti Alibeaj për të qenë të drejtë ka bërë publike deri më tani, e ka përsëritur në mbledhje por e ka bërë edhe publike faktin se ai personalisht do të mbajë përgjegjësi për mënyrën, për procesin zgjedhor dhe për atë që do të ndodhi pas asaj. Kështu që unë nuk kam çfarë të them, janë organet e partisë që do të marrin vendime. Por ai vetë ka thënë që do të mbajë përgjegjësi”,-tha Jonila Godole.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button