Video/ Broja, britma e golit që priste prej një viti u mbyt nga dëmtimi i ri: shkodrani mban në ankth Sylvinhon

Titullar e menjëherë gol. Dukej mbrëmja pefekte, deri kur një dëmtim i ri shkatërroi gjithcka. Armando Broja e kishte pritur prej gati një viti këtë shans dhe në ndeshjen e parë si titullar, që kur u rikthye pas dëmtimit të rëndë tentoi të mos zhgënjente. Driblime e aksione në progresion, që po jepnin idenë e Brojës më të mirë. Në ndeshjen mes Fulham e Chelsea mbi shkodranin e kombëtares së Shqipërisë ishin edhe sytë e tifozëve kuqezi. E kur shënoi golin e 0-2 britma e clirimit shpërtheu për 22 vjeçarin, që e kishte ëndërruar këtë moment.
Një gol që do ti vlente për të bindur për Pochettino, se mund të ishte ai kura për mungesën e golave te Chelsea. E një mesazh i rëndësishëm për brazilianin Sylvinho, që e priste më shumë dëshirë për ndeshjen vendimtare me Republikën Ceke në 12 tetor. Nuk ishte e thënë, sepse në minutën e 64′ Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar. I zëvendësuar nga Sterling, ai doli i duartrokitur nga publiku.
Lexo më tej: Broja duhet të gjejë skuadër, Pochettino mesazh për Osimhen: “Po punojmë që tani për janarin”
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të sulmuesit të kombëtares, që doli vetë nga fusha e lojës. Kontrollet në orët e ardhshme do të qartësojnë gjithcka. Sidoqoftë duket e vështirë që Broja të jetë gati për të sfiduar Çekinë në Air Albania, në një ndeshje që mund ta afrojë Shqipërinë me Gjermani 2024.
#Video #Broja #britma #golit #që #priste #prej #një #viti #mbyt #nga #dëmtimi #shkodrani #mban #në #ankth #Sylvinhon
Lapsi