Emri/ Ndryshime në krye të Gjykatës së Elbasanit, ja kush emërohet

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, Matilda Fetau është mandatuar këtë të hënë nga të gjithë anëtarët e Trupës Gjyqësore të kësaj gjykate për kreun e saj.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se, Fetau është votuar unanimisht nga kolegët duke ju besuar drejtimi i këtij institucioni për vitet e ardhshme.
Më herët ajo u përball në 29 maj të këtij viti edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës së saj. Komisioni atëherë shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Matilda Fetau.
Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Elbasanit ku që prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin./m.j
#Emri #Ndryshime #në #krye #të #Gjykatës #së #Elbasanit #kush #emërohet