Tech
Deputetja e PD ku është pozicionuar? Tabaku: Unë bëj opozitën. Betejën e kemi me qeverinë, jo mes vetes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dekaluar se në Kuvend do të bëjë opozitë.
E pyetur se ku është e pozicionuar mes dy grupimeve të demokratëve, ajo tha se është votuar ëpr të dhënë një alternativë në parlament.
“Unë jam e pozicionuar duke bërë opozitë, sepse më kanë votuar të jap një alternativë në Parlament. Nuk e kam përdorur kurrë foltoren e Parlamentit për debatin tonë të brendshëm.
Kam preferuar që më shumë të flas duke bërë opozitë se sa të bëhem pjesë e debatit.
Betejën nuk e kemi mes vetes, e kemi me kundërshtarin me qeverinë.”, tha Tabaku nga studio e News 24./m.j
#Deputetja #është #pozicionuar #Tabaku #Unë #bëj #opozitën #Betejën #kemi #qeverinë #mes #vetes