Tech

Shembet çatia e Kishës gjatë pagëzimit, të paktën 9 viktima

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja pas shembjes së çatisë së një Kishe në Ciudad Madero të Meksikës.

Sipas mediave lokale, të paktën 49 persona janë dërguar në spitalet e zonës, ndërkohë që në Kishë në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm më shumë se 100 besimtarë të cilët po merrnin pjesë në një pagëzim.

Autoritetet lokale raportojnë se shkak për shembjen e Kishës mund të ketë qenë një vetë vjetërsia e strukturës.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë, të bllokuar në rrënoja.

/A.R

#Shembet #çatia #Kishës #gjatë #pagëzimit #të #paktën #viktima

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button