Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet.
Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje është negociuar prej disa vitesh, tanimë mund të konsiderohet e “kopsitur”.
Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 3 mijë e 500 shqiptarë që përfitojnë.
“Në momentin që ne kemi negociuar marrëveshjen para 3-4 vjetësh, numri i shqiptarëve ka qenë diku 3400-3500 shqiptarë dhe rezidentë, të cilët kanë shtetësi shqiptare dhe këtu nuk janë përfshirë ata shqiptarë që kanë lënë nënshtetësinë shqiptare dhe kanë marrë nënshtetësinë zviceriane. Edhe ata janë subjekt i marrëveshjes. Nuk është i rëndësishëm numri sa është i rëndësishëm parimi, çdo qytetar shqiptar që punon këtu apo atje është i mbrojtur dhe ajo që është e rëndësishme është që nuk iu humbet asnjë lekë kontributiv”, theksoi ai.
/a.r
#Njihen #pensionet #Zvicrën #shqiptarë #përfitojnë