Tech
Aksident në Vlorë| Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja

Një aksident është shënuat rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë. Policia bën me dije se shtetasi I. L., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja M. L., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
#Aksident #në #Vlorë #Makina #del #nga #rruga #plagoset #pasagjerja