Aktualitet
Ndodh MREKULLIA për Papa Françeskun dhe gëzon me lajmin e madh: Jam ende gjallë

Lajmi i madh vjen nga Italia fqinje që Papa Françesku, doli sot nga spitali pasi u shtrua të mërkurën e kaluar teksa vuante nga bronkiti kronik dhe astma të cilat i shkaktuan kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Papa ka hipur në një makinë të bardhë dhe ka përshëndetur ngrohtësisht gazetarët që ndodheshin jashtë spitalit.
“Isha i frikësuar. Jam ende gjallë”, u tha ai me shaka gazetarëve me zë të dobësuar.Papa, sipas Vatikanit, do të kryesojë ceremonitë fetare të Javës së Shenjtë Katolike, Pashkët e së cilës këtë vit “bien” më 9 prill.
Dy vite më parë, Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë dhe vuan nga gonalgjia kronike, për shkak të së cilës, për të kaluar distanca të gjata, ndonjëherë përdor një karrige me rrota.