Video/ Insigne, i dëmtuar, provokohet nga tifozët në tribunë. Reagim i shëmtuar i sulmuesit: “Ik q*huni”

Thyerje totale e marrëdhënieve mes Lorenzo Insigne dhe tifozëve të Toronto. Ish-kapiteni i Napolit, me Toronto FC deri më 30 qershor 2026, aktualisht është i dëmtuar. Insigne, sidoqoftë, ishte në tribunë për të parë ndeshjen e ekipit të tij. Erdhi një tjetër humbje (kundër Cincinnati) që çertifikoi vendin e fundit në Konferencën Lindore MLS dhe disa tifozë pas ndeshjes u kapën me të duke e fyer. Reagimi nervoz i italianit, që direkt nga Sky Box-i i tij u ngrit dhe duke u treguar gishtin e mesit i bërtiti: “Hej ju, ik q*huni. Respekt!”.
Lexo më tej: Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë
Një reagim aspak i bukur i Insigne, që vërteton se sulmuesi nuk e ka gjetur veten në MLS. Në këtë pikë nuk përjashtohet që në janar, me kampionatin amerikan në pauzë dhe me play-off ku Toronto nuk do të marrë pjesë, ish-lojtari i Napolit mund të rikthehet në Itali. Edhe pse, me këtë zgjidhje, me siguri do t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës që merr në Kanada. Deri në janar, megjithatë, ka ende kohë dhe lojtari duhet të rikthehet fillimisht në formë, pas dëmtimit të pësuar.
Lorenzo Insigne getting heated with a TFC supporter during today’s match
He had to be pulled inside before things got worse… #TFCLive #MLS pic.twitter.com/F1KvZUYEPa
— Daniel Ayik (@ayik_daniel) October 1, 2023
#Video #Insigne #dëmtuar #provokohet #nga #tifozët #në #tribunë #Reagim #shëmtuar #sulmuesit #qhuni
Lapsi