Tech

“Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh”, Basha: Vuçiç i përfshirë në sulmet në veri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar ngjarjen e rëndë në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën pasi u sulmua nga persona të maskuar.

Basha tha në Euronews Albania se armatimi në Kosovë është futur prej muajsh dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është i përfshië në skenar.

”Duhet të pranojmë dhe komunikojmë se ajo që ndodhi në Kosovë  nuk është një incident i izoluar.

Armatimi është futur në Ksosovë prej muajsh, me qëllim për të provokuar një skenar që duket spontan por është i parapërgatitur, një skenar shumë i ngjashëm me atë që ndodhi në Krime në vitin 2014. Asgjë nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi.

Pyetja që shtrohet për Vuçiç është se deri ku shkon pjesëmarrja e tij në këtë seknar lufte, jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin. Është bashkëautor apo një president i marrë nga mashat e Rusisë, duke filluar nga Vulin? Deklarata e Radioçiç lë pak hamendësim që Vuçiç është kokë e këmbë brenda në këtë skenar”, deklaroi Basha.

 

#Armatimi #në #Kosovë #është #futur #prej #muajsh #Basha #Vuçiç #përfshirë #në #sulmet #në #veri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button