Aktualitet
Tensionet në kufi, NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
#Tensionet #në #kufi #NATO #miraton #dërgimin #forcave #shtesë #në #Kosovë
Lapsi