Tech

FOTOT/ Në Skrapar, te floriri i fshehur!

Sot do të çojmë në vendin e çudirave. Kjo është përshtypja e parë që të lë Çorovoda.

Ç’t’jua themi më parë nga vend që të deh, jo nga rakia, por nga aroma e luleve, që i sheh ngado hedh sytë. Që nga sheshi qendror i qytetit, në çdo lagje, shtëpi, bujtinë e lokal.

Rreth një orë e gjysmë nga Berati, rrugët gjarpërushe mes jeshillëkut e pemëve të larta, janë sinjali i parë që në këtë udhëtim, mirë është ta marrësh me nge e qetësi. Se kështu e do Çorovoda, ta shohësh të gjithën, po që ta shijosh, do të të duhet kohë.

Ne çdo hap që hedh e ngado kthen sytë, ka diçka që e identifikon. Që nga lokali i qytetit, Verori, që është ndalesa e parë e çdo kujt, qoftë turist a vendasi.

Në Skrapar, te floriri i fshehur!

Për çfarë ndalojnë?

Për raki, rehani, e për një gotë ujë burimi.

Në Skrapar, te floriri i fshehur!

Të treja, janë burimi më i mirë i energjisë që ju duhet për ta parë e shëtitur Çorovodën.

Në Skrapar, te floriri i fshehur!

Që nga tunelet e Pirogoshit, Ura e Kasabashit, shpella e Pirogoshit, te Kanionet e Osumit, Gjurma e Abaz Aliut, Mulliri i Babait, Tunelet e ish-Thesarit të Shtetit, Vrima e Nuses, Tyrbja e Abaz Aliut, çfarë nuk ka ky vend. Mbushur me histori e legjenda, një qytet fisnik që deri më sot, nuk e ka marrë ende mbrapsht, atë që ofron.

Në Skrapar, te floriri i fshehur!

E tani, është koha t’i kthehet, duke e vizituar, treguar e promovuar.

Në Skrapar, te floriri i fshehur!

Ky është udhëtimi që gazetarja Rudina Xhunga dhe stafi i Dritare TV bëri këtë fundjavë, për ta përmbyllur siç e do zakoni në Skrapar: me raki e dolli! Çorovoda në Dritare TV!

#FOTOT #Në #Skrapar #floriri #fshehur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button