Mori përsipër ‘fajin’, Radoiçiç jep dëshmi në ministrinë e brendshme Serbe

Ish-nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, shkruan media serbe “Novosti.rs”.
Ai sipas kësaj gazete, Radoiçiç është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.
Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet edhe prokuroria e lartë e Beogradit, e cila pritet më pas të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.
Pas njoftimit ditën e djehsme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi. Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.
#Mori #përsipër #fajin #Radoiçiç #jep #dëshmi #në #ministrinë #brendshme #Serbe
Lapsi