Aktualitet
Digjet banesa në Fushë Kosovë, 16 persona të lënduar si pasojë e tymit

Një banesë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, ku për pasojë 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga pallati, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë marrë ndihmën mjekësore në QKUK.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
#Digjet #banesa #në #Fushë #Kosovë #persona #të #lënduar #pasojë #tymit
Lapsi