Aktualitet

“Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë e Kosovës”, Rama: I bashkohemi thirrjes së SHBA!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i bashkohet thirrjes së qeverisë së SHBA-së për shtensionim të situatës së krijuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Ndër të tjera Rama i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social ‘X’.

Ndërkohë më herët përmes kordinatorit për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Kirby, SHBA i bëri thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet. Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e nxehtë pas sulmit të 24 Shtatorit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

/a.r

#Shqipëria #përkushtuar #për #sigurinë #Kosovës #Rama #bashkohemi #thirrjes #së #SHBA

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button