Aktualitet

Rama në hall, tenton të përçajë Albinin me Vjosën

Edi Rama është gjendur në qendër të një polemike dhe po tenton të shpëtojë duke u fshehur poshtë fustanit të Vjosa Osamnit. Pas propozimit të tij kontrovers se pas ngjarjes së 24 shtatorit, KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, ai po kërkon një rugëdalje. Kritikat ndaj tij, si nga Prishtina si prej atyre që kryeministri i quan “trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës”, u shtuan kur u mor vesh se shefi i qeverisë e bëri këtë propozim një ditë pasi atë e kishte artikuluar edhe presidenti serb Vucic.

Rama e hodhi këtë ide pasi më 19 qershor të këtij viti kishte mbajtur qëndrim krej të kundërt. Atherë ai pati pranuar se Veriu i kontrolluar prej KFOR-it ishte skenari më i keq.

Lexo me tej:


KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër 

Menjëherë pas këtij propozimi reaguan shumë politikanë dhe aktivistë të Vetëvendosjes e në fund, me një gjuhë më diplomatike edhe vetë kryeministri Kurti, që pranoi shtimin e bashkëpunimit, por jo marrjen e kontrollit.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë – Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – tha Kurti.

Edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ftuar në “Top Story”, reagoi kundër: “Kosova ka dëshmuar ditën e dielë që është përgjegjëse të mbrojë sovranitetin e saj në çdo cep. Kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur kontakt lidhur me këtë ” tha ajo.

Andi Bushati: Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike 

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ironizoi se kërkesa e sotshme ishte frika më e madhe e Ramës dikur. Madje, Haxhiu nënvizoi  se kryeministri shqiptar po risjell një kërkesë të vjetër të presidentit serb.

“KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, – ka shkruar Haxhiu. 

“KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës 

Përballë kësaj furtune të shkaktuar nga qëndrimet e tij aspak konsistente kryeministri shqiptar është detyruar sot të reagojë sërish.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se: KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi” shkroi Rama në “X”!

Por, sikur të mos mjaftonin argumentat, për tu mbrojtur kryeministri ka dashur të bëjë edhe diverson në qendër të pushtetit në Prishtinë. Në statusin e tij ai ka deklaruar se të njëjtin propozim e ka bërë edhe presidentja e kosovës Vjosa Osmani ndaj të cilës Rama ka nisur një ofensivë të shfrenuar joshjeje. Ai është mbrojtur duke pretenduar se ka një qëndrim me Vjosa Osmanin: “Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë” ka shruar ai. Ende nuk dihet se si do të reagojë presidentja osmani ndaj kësaj deklarate, ndonëse ajo nuk e ka atrikuluar kurrë më parë të paktën në publik, marrjen e veriut nën kontrollin e KFOR.

©

#Rama #në #hall #tenton #të #përçajë #Albinin #Vjosën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button