Sport

I mundi me turp Rilindja dhe kanë humbur vendin e parë, Dinamo fundosi kampionët që shkruan historinë në Kosovë –

Pas ikjes së Ilir Dajës, ekipi që shkroi historinë në futbollin e Kosovës me trajnerin e njohur, nisi rënien e lirë. Ballkani nuk ka më të njëjtën ecuri si në sezonet e shkuara. Kjo skuadër u eliminua me turp në Kupë nga Rilindja, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e dytë në kampionat, 7 pikë larg Dritës kryesuese.

Ndërkohë Ilir Daja është marrë nga Dinamo në Superiore. Pasi e mori këtë skuadër nga vendet e fundit, aktualisht ky ekip ndodhet në vendin e parë së bashku me Vllazninë. Një tjetër dëshmi se emri i Ilir Dajës është një peshë e rëndë në futbollin shqiptar, ndërsa një farë mënyre, Dinamo ka goditur edhe kampionët e Kosovës me këtë lëvizje pasi pa Dajën, janë kthyer në normalitet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#mundi #turp #Rilindja #dhe #kanë #humbur #vendin #parë #Dinamo #fundosi #kampionët #që #shkruan #historinë #në #Kosovë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button