Video/ Atletico Madrid, fitore tipike e Simeone: Griezmann e Riquelme rrëzojnë Osasuna, plas sherri në fund

Sukses i çmuar i karakterizuar nga cinizmi në zonë për Atletico Madrid, që mundi Osasuna 2-0 dhe u rikthye në top-5 të La Liga. Në El Sadar, Colchoneros kaluan në avantazh me Griezmann (20′). Atletico rrezikoi shumë kundër një ekipi vendas që meritonte të paktën barazim, para dyfishimit të Riquelme (80′). Morata dhe Chimy Avila u përjashtuan me karton të kuq në finale për përplasjen mes tyre. Në dy ndeshjet e tjera dy barazime: Celta Vigo-Alaves dhe Granada-Betis kanë përfunduar në barazim 1-1.
El Sadar ishte dëshmitar i humbjes së vendasve, të ndëshkuar dy herë nga çolizmi. Atletico Madrid fitoi 2-0, duke shfrytëzuar mundësitë e vetme të ndeshjes. Simeone megjithatë humbi Morata, që u përjashtua në fund dhe do të mungojë në Cadiz. Vendasit bënë presing lart, por shansi i parë ishte për Colchoneros, të rrezikshëm me Morata. Cholo Simeone rikuperoi Gimenez, i cili ishte menjëherë vendimtar ndaj Budimir. Në minutën e 20′ Atletico Madrid zhbllokoi ndeshjen me Griezmann, që finalizoi një gjysmë-volej pas asistit të Samuel Lino. Fundi i pjesës së parë është tërësisht për Osasuna, që goditi shtyllën me Mojica dhe iu afrua golit me Budimir në kohën shtesë.
Melodia nuk ndryshoi në minutat e para të pjesës së dytë, me Avila që iu afrua golit dy herë dhe Atletico vrapoi të mbrohej. Azpilicueta hyri për të ngritur murin mbrojtës. Një lëvizje që nuk e ndryshoi skenarin, sepse Osasuna dominonte dhe pa golin e barazimit të anulohej. David Garcia shënoi me kokë, por kishte një faull të mëparshëm nga Oroz ndaj Witsel. Kaluan pesë minuta dhe çolizmi goditi përsëri, me golin e Rodrigo Riquelme. Tension i madh në minutat e fundit, me kartonin e kuq për trajnerin vendas Arrasate dhe një përjashtim të dyfishtë: Chimy Avila dhe Morata largohen nga fusha e skuadrat me dhjetë lojtarë në minutën e 85′ për shkak të grindjes mes tyre. Rezultati nuk ndryshoi, me Atletico që fitoi 2-0 dhe është i pesti në La Liga. Shtatë pikë për Osasuna, e mposhtur para tifozëve dhe vetëm +2 nga e treta nga fundi.
LaLiga Spain
Celta Vigo 1-1 Deportivo Alaves
Granada 1-1 Real Betis
Osasuna 0-2 Atletico Madrid
#Video #Atletico #Madrid #fitore #tipike #Simeone #Griezmann #Riquelme #rrëzojnë #Osasuna #plas #sherri #në #fund
Lapsi