Tech

Basha takime në Shkodër: Lagje më lagje, derë më, pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet e tyre

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën “Bujar Bishanaku” duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj.

“Lagje më lagje, derë më, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve.

Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës.

Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithe faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha./f.s

#Basha #takime #në #Shkodër #Lagje #më #lagje #derë #më #pranë #njerëzve #për #të #dëgjuar #problemet #tyre

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button