Tech

Tensioni në veri të Kosovës/ Rama: Kërkesa e Osmanit për draft-asociacionin, hap pozitiv

Kryeministri Edi Rama vlerësoi kërkesën publike të bërë një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkoi ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Në një konferencë për shtyp këtë të enjte, Rama tha se ky është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo që është e rëndësishme është që ky draft të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Rama theksoi po ashtu se Kosova sot, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun.

“Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Unë nuk e di se cili është mendimi i aleatëve të mëdhenj strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa e presidentes së Kosovës, është pozitive dhe është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës.

Një draft i asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe unë e përsëris atë që kam thënë këtu, kur kam folur për draftin që unë i kam dërguar autoriteteve më të larta në BE, Francë dhe në Gjermani. Nuk ka pikë rëndësie kush e shkruan, kush e propozon, me kë e shkruan, por ka rëndësi që drafti të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë dhe e përsëris, të përmbushë nevojën që të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kosova sot, më shumë sesa përpara se të ndodhte tragjedia që ndodhi, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut.

Plani franko-gjerman është akoma në tryezë. Them koma, sepse historia mëson se kur i bën shumë naze një marrëveshje se do më shumë, tjetra që vjen më mbrapa mund të jetë më e keqe, këtë mëson historia”.

/f.s

#Tensioni #në #veri #të #Kosovës #Rama #Kërkesa #Osmanit #për #draftasociacionin #hap #pozitiv

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button