“Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik”, Rama publikon foto nga takimet në Itali

Një vizitë me plane e projekte konkrete për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vizitën e tij dhe të delegacionit shqiptar në Itali, teksa ka publikuar mëngjesin e sotëm foto nga takimet e djeshme në vendin fqinj.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama u takua në Romë me homologen Giorgia Meloni, e cila e priti me një ceremoni shtetërore në pallatin Chigi.
Të dy liderët, pas takimit kokë më kokë, zhvilluan dhe një tryezë të përbashkët mes dy delegacioneve, ku u rikonfirmua edhe njëherë miqësia tradicionale Shqipëri – Itali dhe vullneti për ta forcuar më tej atë.
/a.r
#Plane #dhe #projekte #konkrete #interes #ekonomik #Rama #publikon #foto #nga #takimet #në #Itali