Aktualitet

Bardhi: Berisha është faktor në opozitë, Basha gaboi me 14 majin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi këmbëngul se lëvizja e tij nuk është një “kalim në anën e Berishës” pasi thotë se në tavolinë ka ftuar dhe Lulzim Bashën, edhe cilindo koleg që dëshiron që opozitarët të jenë në parlament për çështjet që bien dakord. Bardhi theksoi se duhet ta lënë mënjanë konfliktin 2-vjeçar, të cilit nuk i japin dot zgjidhje.

“Unë nuk i jam rikthyer askujt. Unë vazhdoj të kem qëndrimet e mia në raport me PD-në. Por ju përmendet Kukësin, Rrogozhinën dhe nuk duhet harruar 14 maji. Fakti është që nga një betejë 2-vjeçare brenda PD-së, jo vetëm nuk u arrit beteja për cilën ishte nisur, forcimi i PD-së, forcimi i opozitës.. edhe për faktin që disa e lanë betejën që në nisje. Rezultati ishte që opozita po dobësohej dhe Shqipëria po rrezikonte të mbeste pa opozitë funksionale.

Që ditën e parë që unë kam marrë funksionin tim si kryetar Grupit Parlamentar të PD-së, jam i ndërgjegjshëm që qëndrimet brenda partisë janë të largëta dhe në këto momente që flasim e kanë të pamundur të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për secilin dhe zgjidhja që unë do doja të shikoja në PD është më se e qartë: duke e lënë mënjanë këtë konflikt që nuk i japim dot zgjidhje.


Atëherë unë si kryetar kam ftuar në një tryezë 59 deputetët e PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Unë nuk kam ftuar në tavolinë vetëm zotin Berisha, por dhe zotin Basha, cilindo koleg që dëshiron që ne opozitarë të jemi në parlament për ato çështje që biem dakord. Sigurisht që ka edhe çështje për të cilat nuk biem dakord”, – tha Bardhi.

Bardhi foli për zgjidhjen që mund të ketë opozita në këtë moment. Sipas tij, ideale është largimi i Bashës dhe Berishës, zgjidhje e cila sipas tij nuk mund të ndodhë në këto kushte. Sipas tij, PD e Bashës dështoi me strategjinë e “14 Majit”, ndaj duhet një strategji e re dhe ata që vazhdojnë po me atë strategji kanë dalë nga funksioni i të qenit opozitar.

“Është zgjidhja më e mirë brenda PD. Nuk ikën as Berisha dhe as Basha. Konflikti do të vazhdojë të jetë i ndezur. Sa kohë unë nuk kam asgjë në dorë, për të bindur Berishën apo Bashën, që do duhet të gjejmë një zgjidhje me një lidership të ri dhe me garë të rregullt. Por jemi në kushte kur nuk e kemi një gjë të tillë.

Ndaj për të mos humbur më kohë, të nisin ta bëjmë opozitën funksionale të parlament dhe të kryejë mision e saj. Provo të bësh një shkrim për qeverinë, askush nuk i bie telefonit. Qeveria është në kushte shumë të favorshme, është shumë rehat dhe komode.

Kur ne kemi nisur këtë betejë, edhe Basha është i ndërgjegjshëm, ka pasur një strategji të caktuar, që ra në 14 maj. Dhe një opozitë e përgjegjshme, që nuk do ta lërë vendin pa opozitë, të kërkon që t’i të ndërtosh një strategji të re. Kur nisi beteja ishte që PD do forcohej që sigurisht që të bëhesh alternativë për 2025.

Nuk mund të bëhesh me atë rezultat që morëm në 14 Maj. Kush i shkon akoma asaj strategjie, ka dalë nga funksioni i vet i të qenit opozitar. Unë diferencën time me Berishën, e bëj nëpërmjet çështjeve, apo ideve, apo qëndrimeve që lidhen me një çështje të caktuar.

Si rregull ne duhet të kemi të njëjtën mendim për çështjen tona, por kjo nuk ndodh. Berisha është në opozitë. A e bën opozitën si unë? A është kjo opozitë ajo që duhet? Unë nuk mund a gjykoj. Ai është faktor në opozitë dhe nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën pa Berishën” – tha Bardhi i ftuar në emisionin “Real Story” në AbcNews. ©

#Bardhi #Berisha #është #faktor #në #opozitë #Basha #gaboi #majin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button