Aktualitet

Prej katër ditësh e bllokuar nga sulmi i grupit serb, hapet rruga në Banjskë

Rruga që çon në fshatin Banjskë është liruar për qarkullim, pas sulmit ndaj policisë së Kosovës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Situata po konsiderohet më e qetë dhe sot pritet të merret vendimi se si do të procedohet pas përfundimit të bastisjeve.

Policia e Kosovës rrethoi zonën në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan, ku më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna. Nga aksioni deri tani janë konfirmuar katër sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.


#Prej #katër #ditësh #bllokuar #nga #sulmi #grupit #serb #hapet #rruga #në #Banjskë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button