Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Shqipëria nuk mbështet deklaratën e BE të 19 shtatorit: Nuk pasqyron realitetin

Për herë të parë Shqipëria zyrtarisht nuk është linjëzuar me Bashkimin Evropian, duke mos dhënë mbështetje për deklaratën e fundit bërë më 19 Shtator, mbi dialogun Prishtinë-Beograd.

DEKLARATA E BE, 19 SHTATOR 2023

“BE-JA MBETET PO AQ E SHQETËSUAR PËR MUNGESËN E PROGRESIT NGA TË DYJA PALËT PËR DEPËRSHKALLËZIMIN E TENSIONEVE NË VERI TË KOSOVËS, DISA MUAJ PAS SHPËRTHIMIT TË FUNDIT TË DHUNËS QË SOLLI LËNDIME TË QYTETARËVE, TRUPAVE TË KFOR-IT, POLICISË DHE PËRFAQËSUESVE TË MEDIAVE, DISA ME PASOJA TË RËNDA DHE TË PËRHERSHME”.


Kjo është një pjesë e deklaratës së 19 shtatorit, dhe arsyeja pse Tirana zyrtare nuk e ka mbështetur atë, vjen prej faktit se BE vë në pozita të barabarta përgjegjësie Kosovën dhe Serbinë dhe nuk ka reflektuar në të qëndrimin për ngjarjet e 24 Shtatorit, kur një grup i armatosur paramilitarësh serbë sulmuan policinë e Kosovës dhe vranë një rreshter të saj në krye të detyrës.

Kjo e mërkurë ishte dita e fundit e afatit brenda të cilit Shqipëria duhet të jepte ose jo mbështetjen për deklaratën e BE-së. Por mungesa e përditësimit të deklaratës pas ngjarjeve të 24 Shtatorit solli moslinjëzimin e vendit tonë me BE-në. Sipas burimeve, qeveria argumenton se gjatë këtyre ditëve, BE ka pasur mundësinë dhe kohën për të përditësuar atë deklaratë, duke u shprehur qartë se përgjegjësia për ngjarjet në veri nuk është e Kosovës. Burimet thonë se pala shqiptare mbetet të pritje të një deklarate të re nga Brukseli zyrtar. Për palën shqiptare, deri sa të ketë një qëndrim të ri lidhur me ngjarjen e së dielës, nuk mund të mbështetet diçka që nuk reflekton realitetin.

Ky është qëndrimi i parë Shqipërisë, në kundërshtim me linjën e BE-së, e cila bën njëlloj përgjegjëse për dështimin e dialogut si Kosovën ashtu edhe Serbinë.

#Dialogu #KosovëSerbi #Shqipëria #nuk #mbështet #deklaratën #të #shtatorit #Nuk #pasqyron #realitetin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button