Aktualitet

John Terry për vdekjen e ish-trajnerit të Leicester Cityt: Ishte më i miri me të cilin kam punuar!

Legjenda e futbollit anglez, John Terry, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për vdekjen e ish-trajnerit të Leicester Cityt, Craig Shakespeare.

Shakespeare ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 60-vjeçare.

Terry i cili ishte asistent i Shakespeare te “Dhelprat” e cilësoi këtë të fundit si trajnerin më të mirë që kishte punuar ndonjëherë.

“Zemrën e kam të thyer. Shakey ishte një trajner i jashtëzakonshëm që kishte një mënyrë të shkëlqyer me lojtarët dhe të gjithë e donin atë.

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë dhe njeriun më qesharak në futboll. Ai vazhdimisht bënte shaka me të gjithë dhe i fuste gjërat në dollap ose në çantë e tij dhe i mbyllte të gjitha.

Craig Shakespeare joins as Assistant; Terry to remain – Under A Gaslit Lamp
“Të gjithë e donin Shakeyn sepse ai ishte i ndershëm dhe punëtor dhe donte të përmirësonte çdo lojtarë dhe vazhdimisht shikonte futbollistët në stërvitje duke dashur t’i ndihmonte atyre.

“Ishte vërtetë kënaqësi që isha dëshmitarë i punës së tij, se çfarë do të thoshte të jesh një trajner i mirë”, ka shkruar John Terry në rrjetet sociale

Shakespeare ishte trajner i vetëm dy skuadrave gjatë karrierës së tij. Në vitin 2006 ai menaxhoi West Bromwich Albion dhe më 2017 Leicester Cityn.



#John #Terry #për #vdekjen #ishtrajnerit #të #Leicester #Cityt #Ishte #më #miri #të #cilin #kam #punuar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button