Qëlloi gruan dhe veten me thikë, arrestohet 42-jeçari në Tepelenë, e reja ende rëndë tek Trauma

40-vjeçarja u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet ende, në gjendje të rëndë.
TEPELENË- Lulzim Nanaj, 42-vjeçari që plagosi me thikë bashkëshorten e tij një ditë më parë dhe më pas qëlloi veten, është vënë në pranga. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se Nanaj është arrestuar në spital, ku dhe vetë po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”. Dyshja u konfliktuan në banesën e tyre, për arsye që ende nuk janë zbardhur. Në sherr e sipër, Nanaj mori thikën dhe qëlloi të shoqen, Floreta Nanaj, 40 vjeçe. Më pas, plagosi dhe veten. Të dy u dërguan në spital. 40-vjeçarja u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës
Njoftimi i policisë TepelenëGoditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Dosja