Aktualitet

Asgjësohen bimë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari, në hetim gruaja e tij

Një 38-vjeçar me iniciale F. G është arrestuar nga policia dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia thotë se gjatë operacionit të koduar ‘Sized’ në territorin e fshatit Qerret, gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”


#Asgjësohen #bimë #kanabis #në #Vaun #Dejës #arrestohet #38vjeçari #në #hetim #gruaja #tij

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button