Aktualitet

Burrë e grua kapen duke rritur kanabis, asgjësohen 115 rrënjë në Vaun e Dejës

Disa muaj hetime nga policia kanë çuar në asgjësimin e 115 bimëve kanabis në fshatin Qerret të Vaut të Dejës.

Bimët ishin kultivuar nga një 38-vjeçar, i cili është vënë në pranga dhe bashkëshortja e tij, e proceduar në gjendje të lirë si bashkëpunëtore në veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.   

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/a.r

#Burrë #grua #kapen #duke #rritur #kanabis #asgjësohen #rrënjë #në #Vaun #Dejës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button