Shëndeti

Tjetër akuzë për Donald Trump, mashtroi bankat duke fryrë pasurinë e tij deri në 3.6 mld dollarë

Donald Trump, kompania e tij dhe drejtuesit kryesorë kanë gënjyer vazhdimisht për pasurinë e ish-Presidentit amerikan në pasqyrat financiare vjetore, në skema ku përfshihet manovrimi me kushte të favorshme kredie dhe prime më të ulëta sigurimi.

Në këtë përfundim ka arritur gjykatësi Arthur Engoron, sipas të cilit Trump kreu mashtrime për vite me radhë gjatë ndërtimit të perandorisë së pasurive të paluajtshme, që më pas e katapultoi atë drejt famës dhe Shtëpisë së Bardhë.

Gjykatësi zbuloi se ish-presidenti dhe kompania e tij mashtruan bankat dhe kompanitë e sigurimeve duke mbivlerësuar masivisht aktivet dhe duke ekzagjeruar vlerën e tij neto në dokumentet e përdorura për të bërë marrëveshje dhe për të siguruar financime.

“Këto taktika kaluan kufirin dhe shkelën ligjin”, tha gjykatësi, duke hedhur poshtë argumentin e Trump se një mohim mbi pasqyrat financiare e shfajësonte atë nga çdo keqbërje.

“Ai pretendon se nëse vlerat e pronës janë rritur në vite që nga momenti i dorëzimit të pasqyrave financiare, atëherë numrat nuk janë fryrë në kohën kur janë dorëzuar”, tha gjykatësi Engoron mbi justifikim e Trump.

Pohimet e gjykatësit erdhën pas një padie civile të ngritur nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Ajo e paditi Trumpin në shtator të vitit të kaluar duke e akuzuar ish-Presidentin dhe kompaninë e tij se kanë gënjyer për një dekadë për vlerat e aseteve, duke përfshirë këtu rezidencën e tij në Mar-a-Lago, apartamentin në majën e Trump Tower dhe ndërtesa të tjera zyrash dhe fusha golfi.

Sipas prokurores, pasuria neto e Trump është fryrë nga 2.23 miliardë dollarë deri në 3.6 miliardë dollarë në pasqyrat financiare vjetore që i janë dërguar bankave dhe kompanive të sigurimeve.

Gjyqi i radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet më 2 tetor, por saga e përballjes me drejtësinë për Trump dhe kompaninë e tij sa i përket fryrjes së paligjshme të pasqyrave financiare mund të zgjasë deri në dhjetor.

/a.r

#Tjetër #akuzë #për #Donald #Trump #mashtroi #bankat #duke #fryrë #pasurinë #tij #deri #në #mld #dollarë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button