Video/ Ronaldo, Fenomeni i martesave: hera e katërt është dasma në Ibiza me Celina Locks
Në moshën 47-vjeçare, Ronaldo Luis Nazario de Lima u martua për herë të katërt. Fenomeni, ish-futbollisti i PSV, Barcelona, Inter e Milan, tashmë president i Valladolid, shkëmbeu premtimet me Celina Locks. Në fakt, modelja braziliane ka ndarë jetën me Ronaldon prej 7 vitesh, përpara se të thoshte fjalët “po, dua, në altar. Të dy u fejuan janarin e kaluar. Ceremonia fetare, për të cilën Fenomeni u pagëzua pak ditë më parë, u zhvillua në Es Cubells, një kishë e vitit 1855, shumë e famshme në Ibiza.
Congratulations For Our Legend Ronaldo Nazario
( #RMVideosHDTV) pic.twitter.com/Z67A2ZL9im— Real Madrid Videos & Photos HDTV (@RMVideosHDTV) September 26, 2023
Lexo më tej: Ronaldo Fenomeni i kontestuar keq në Valladolid: “Pesë vjet mashtrime”
Para Celina Locks, Ronaldo më parë ishte i martuar me Milene Domingues, Daniela Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony. Nga lidhjet e tij, braziliani ka katër fëmijë. I pari është Ronald, i lindur në vitin 2000 nga lidhja me Domingues. Pastaj Alexander, rezultat i një lidhjeje të rastësishme me Michelle Umezu. Vajzën e njohu kur ishte në Japoni për një ndeshje miqësore të luajtur me Real Madrid në vitin 2004. Në fund të voglat Maria Sofia dhe Maria Alice, lindur në 2008 dhe 2010, nga gruaja e tij e tretë Anthony. Me Cicarellin, gruan e tij të dytë për pak muaj, Fenomeni nuk pati fëmijë.
#Video #Ronaldo #Fenomeni #martesave #hera #katërt #është #dasma #në #Ibiza #Celina #Locks
Lapsi