Aktualitet

Serbët ndezin qirinj për 3 të vrarët në Banjskë

Banjskë

Në Zveçan janë ndezur qirinj për 3 terroristët e vrarë në operacionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Lista Serbe ka shpallur 3 Ditë Zie për këta persona që politika e Beogradit po përpiqet t’i paraqesë si heronj. Ishte pikërisht ky grup që në Banjskë sulmoi policinë, duke e vrarë efektivin Afrim Bunjaku. Sulmi është dënuar nga institucionet e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare duke u quajtur si terrorist.

Zyrtarisht nuk thuhet identiteti i tyre, por sipas mediave serbe bëhet fjalë për Stefan Nedeljkoviç nga Zveçani si dhe Bojan Mijaloviç dhe Igor Milenkoviç. Për këta persona ka folur të dielën edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i ka quajtur “të revoltuar”, siç ka propaganduar ai “kundër persekutimit të Albin Kurtit”.

Edhe pse Vuçiç deklaroi se “Beogradi nuk qëndron mbrapa tyre”, megjithatë ky vend do të mbajë të mërkurën një Ditë Zie për terroristët. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi që tregojnë se pjesë e këtij aksioni në Banjskë ka qenë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të veprimeve kriminale. ©



#Serbët #ndezin #qirinj #për #të #vrarët #në #Banjskë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button