Aktualitet

Shantazhonin 17-vjeçaren me foto intime, tre persona në pranga! Detaje nga ngjarja në Peshkopi

Policia e Dibrës ka vënë në pranga burrë e grua dhe një të afërmen e tyre nën akuzën e shantazhit për dhënie pasurisë.

I.M. 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, burrë dhe grua dhe një 17-vjeçare shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shantazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht  se tre shtetasit e arrestuar,  kanë përfituar nga 17-vjeçarja,  shumën e parave prej 15.000 lekë.

/a.r

#Shantazhonin #17vjeçaren #foto #intime #tre #persona #në #pranga #Detaje #nga #ngjarja #në #Peshkopi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button