Aktualitet

Sajesë e këtyre që hesapet personale… –

Tashmë në qeli pas një kallëzimi nga një person anonim ‘Nesti Angoni’, në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erion Veliaj thotë se mund të jetë edhe një sajesë e vetë këtyre  që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. Një koment e ka edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pyetje: Kush është Nesti Angoni sipas Erion Veliajt?

Erion Veliaj: Nesti Angoni? Kjo s’ka fare rëndësi! Mund të jetë një sajesë e vetë këtyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. S’i kam bërë kurrë kujt keq. Jam zgjuar çdo mëngjes këto vite që të bëj mirë: të bëj çdo ditë një shkollë, një kopësht, një çerdhe, një park, një rrugë, një shesh, një qendër sociale! S’mbaj mend të kem pushuar një fundjavë, i kam rënë në qafë familjes sime, si e si të ndihmoja mijëra njerëz, sa kam pasur mundësi.

Por, Nesti Angoni e Ols Dado janë të pangopur; s’ja kam dalë t’i nginj me sa duket.

Por, kjo nuk është më e rëndësishmja! Sot në SPAK ka edhe 2 kallëzime të tjera nga Nesti Angoni, dhe bravo i qoftë! Për sa kohë kaloi e para, tani u normua ekzekutimi publik i kundërshtarit me letra anonime e veting pa ligj për 20 vite; 7,300 ditë të jetës së një njeriu.

Pyetje: Pse nuk keni përmendur në asnjë reagim tuajin Altin Dumanin?

Erion Veliaj: Sepse ende lus Perëndinë që një ditë do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë!

#Sajesë #këtyre #që #hesapet #personale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button