Tech

“Të shmangen veprimet që nxisin tensione”/ Këshilltari i DASH bisedë me Kurtin e Vuçiç, Chollet: Palët të zbatojnë “Marrëveshjen e Ohrit”!

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka folur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, lidhur me sulmin në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Në një reagim në “X”, Chollet shkruan se ka dënuar fuqishëm dhunën kundër Policisë së Kosovës, ndërsa shtron më tej se “të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit”.

“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku.”, ka shkruar ai.

Sa i përket bisedës së tij me Vuçiç, Chollet shkruan se ka biseduar e presidentin serb mbi shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet në Veri

“Biseduam me presidentin Vuçiq për rëndësinë e deeskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruan më tej Chollet./m.j



#Të #shmangen #veprimet #që #nxisin #tensione #Këshilltari #DASH #bisedë #Kurtin #Vuçiç #Chollet #Palët #të #zbatojnë #Marrëveshjen #Ohrit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button