Life Style

Komediania 36-vjeçare flet hapur: Jam ende e virgjër, djemtë që takoj kthehen në ‘fantazmë’

Komediania e njohur në SHBA, Sonali Chandra ka ndarë me publikun së fundmi kompleksin e saj më të madh: fakti që nuk ka kryer ende marrëdhënie seksuale edhe pse është 36-vjeçe.

Sonali ka lindur në Amerikë, por është rritur në një familje konservatore indiane ku është mësuar se seksi është një akt i shenjtë mes burrit dhe gruas. Ajo thotë se prindërit nuk e kanë lejuar të dilte në takime romantike, as të shkonte në mbrëmjen e maturës apo në konvikt.

“Këto rregulla të rrepta kanë ndikuar shumë në jetën time sentimentale. Kishte një JO të madhe për takimet me djem”, shpjegoi ajo.

Edhe pasi kaluan vite dhe ajo konsiderohej një vajzë e pjekur, thotë se shumë meshkuj e kanë refuzuar për faktin se ishte e virgjër. “Hera e parë që ia shpreha një djali se isha e virgjër, ishte në moshën 26-vjeçare. Ai ishte puthja ime e parë, në fakt lidhja ime e parë. Ai u trondit, madje më pyeti: A do rrish përgjithmonë kështu?!”

Në ditëlindjen e saj të 27-të, Sonali u braktis nga i dashuri i saj, moment që pasoi me shumë situata të ngjashme më tej.

“Djemtë që takoja ktheheshin në fantazmë, zhdukeshin. M’u bë si ferr! Ata mendonin se unë nuk isha e mirë në seks dhe nuk kishin guxim të merreshin me mua. Unë thjesht e shihja si diçka të shenjtë, madje gjithmonë e cilësoj si dashuri, do jem gati vetëm kur të kem unazën e personit të duhur”, tha Sonali.

Ajo ka zhvilluar vetëm 9 takime romantike në jetë, ku 3 prej tyre zgjatën disi. Tanimë, ajo nuk ndihet e sigurt as të martohet me dikë, por as të vazhdojë me të njëjtën situatë. Ky ngërç emocional ndoshta ishte dhe arsyeja që e bëri 36-vjeçaren të hapte zemrën para një audience të gjerë.

/a.r

#Komediania #36vjeçare #flet #hapur #Jam #ende #virgjër #djemtë #që #takoj #kthehen #në #fantazmë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button