Tech

VIDEO/ Rrahje mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma. Prokuroria fillon hetimin penal

Një video e cila po qarkullon në internet dhe tregon një sherr të ashpër mes tre nxënëseve  të moshës 13 dhe 15 vjeç në një fshat të Rodosit ka shkaktuar tronditje në rrjet. Të miturat goditen me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe kokë.

Rasti, i cili tashmë po hetohet pasi u ngritën padi, ndodhi në një fshat të madh në anën lindore të ishullit, mes tre nxënësve: një nxënëseje 13-vjeçare dhe dy motra 15-vjeçare, të cilat shkonin në të njëjtën shkollë.

Episodi ndodhi pasditen e 15 shtatorit, jashtë kompleksit të shkollës, në një aktivitet të natës greke që ishte organizuar në zonë.

Aty janë përfshirë 13-vjeçarja dhe 15-vjeçarja, ndërsa më pas, siç shihet nga video, në sherr është përfshirë edhe motra e kësaj të fundit, ndoshta për t’i ndarë.

Pedagogët që panë videon që u publikua, flasin për sjellje që nuk i kishin parë kurrë më parë.

Vetë ata theksojnë se shumë nga fëmijët që ndjekin shkollën, edhe nga mosha më e vogël se 12 vjeç, kanë shumë inat brenda tyre dhe reagojnë nervozë dhe antisocialë ndaj gjithçkaje.

Çështja tashmë është në duart e drejtësisë pas një padie nga babai i studentes 13-vjeçare, të cilës iu rrezikua rëndë jeta dhe tashmë videot dhe bisedat me kërcënimet, fyerjet dhe goditjet e përsëritura të regjistruara janë në duart e Prokurorit të Rodos, i cili pritet ta referojë çështjen e vajzave të mitura në gjykatën kompetente./m.j

#VIDEO #Rrahje #mes #vajzave #të #mitura #grushte #dhe #shqelma #Prokuroria #fillon #hetimin #penal

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button