Aktualitet
Operacioni në Banjskë/ Gjendet një makinë me armatime, sekuestrohen kamerat pranë manastirit

Prokurori special i Kosovës, Naim Abazi ka njoftuar se është gjetur edhe një makinë me armatime në Zveçan si dhe po punohet për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar lidhur me sulmin e djeshëm. Abazi ka thënë se aksioni për lokalizimin e shtëpive dhe të automjeteve po vazhdon e se po merren disa veprime shtesë nga autoritetet.
“Jemi ende duke punuar për identifikimin e personave të tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi. Gjithashtu ai bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera pranë manastirit të Banjskës.
#Operacioni #në #Banjskë #Gjendet #një #makinë #armatime #sekuestrohen #kamerat #pranë #manastirit
Lapsi